Tech

Shfaqet fotografia zyrtare dhe specifikat e Moto X4

Javën e kaluar është shfaqur një fotografi e cila ka konfirmuar dizajnin e smartfonit të ri të kompanisë Motorola, Moto X4, ndërsa tani është shfaqur një tjetër fotografi, zyrtare, së bashku me të gjitha specifikat.

Moto X4 do të vijë me ekran 5.2-inç me rezolucion prej 1080 pikselë dhe do të jetë në dispozicion me dy ngjyra: të zezë dhe të kaltër, transmeton Koha.net. Dimensionet e tij janë 148.35 x 73.4 x 7.99 mm dhe peshon 163 gramë.

Pjesa e pasme e Moto X4 përbëhet nga xhami dhe sensori për gishtërinj gjendet nën ekran, ndërsa sa i përket kamerave, smartfoni i ri do të vijë me kamerën kryesore të dyfishtë (12 + 8 MP) e po ashtu edhe me blicin LED të dyfishtë, si dhe me kamerën e përparme prej 16 megapikselë.

Image

Gjithashtu, X4 do të ketë baterinë prej 3000 mAh dhe mbështet veçorinë TurboCharge për karikim të shpejtë të baterisë. Smartfoni i ri, po ashtu, është i certifikuar edhe me IP68, që nënkuptohet se do të jetë rezistent ndaj ujit dhe pluhurit.

Sa i përket procesorit, Moto X4 do të ketë procesor të Qualcommit, Snapdragon 630, ndërsa RAM memorien dhe memorien e brendshme do ta ketë në këtë kombinim: 3 GB/32 GB për Evropë, Amerikën Veriore dhe Latine; si dhe 4 GB/64 GB për regjionin Azinë Paqësore.