Tech

Lojërat në Netflix do të kenë telefonat si kontrollorë

Descriptive Text

Netflixi mund të ketë filluar të testojë video-lojëra për versionin në televizor sipas informacioneve të zbuluara nga kodi i vetë aplikacionit, raportoi Bloomberg.

Përveçse që Bloomberg raportoi për kod që sugjeron zhvillimin e video-lojërave për televizorët, u mësua se këto lojëra do të mund të luhen duke përdorur telefonat si kontrollorë.

Gjiganti i filmave lansoi eksperiencën e re në Android, iPhone dhe iPad më 2021. Ju kërkon përdoruesve mobilë të shkarkojnë lojërat nga App Store dhe Google Play për shkak të rregullave të vendosura nga Apple dhe Google.

Por duke qenë se këto lojëra kanë për qëllim të rrisin angazhimin dhe numrin e përdoruesve, ato mund të lansohen vetëm përmes aplikacionit Netflix dhe kërkojnë një abonim aktiv për t’u qasur në to.

Mbetet për t’u parë sesi kompania e ka menduar implementimin e gaming në TV apo nëse do t’u kërkojë përdoruesve të shkarkojnë lojërat përpara se t’i luajnë ato.