Tech

Twitteri me ndryshime rrënjësore nga mesi i prillit

Twitteri ka paralajmëruar ndryshime radikale në platformën me pagesë, “Twitter Blue”, raportoi BBC-ja të martën.

Nga 15 prilli, vetëm llogaritë e verifikuara do të kenë mundësinë të marrin pjesë në sondazhet e përdoruesve, ndërsa ato që s’e paguajnë, nuk do të përfshihen në rubrikën “For You”, për postime të rekomanduara.

Javën e kaluar, firma tha se do të hiqte statusin e verifikuar të disa llogarive "të trashëguara", të cilat datojnë para se Musk të blinte firmën.

Rrjeti social amerikan tha se përdoruesve që e kanë trashëguar verifikimin e llogarisë do t'i hiqet butoni i kaltër.

Shtatë dollarë do të kushtojë blerja mujore e “Twitter Blue”, që përdoruesit, siç ka bërë të ditur Elon Musk, do të kenë më tepër hapësirë.

Shndërrimi i Twitterit me pagesë është kritikuar nga një masë e madhe e përdoruesve, por ata “s’ia kanë lënë shenjë” Muskut. Me ironi, miliarderi ishte shprehur se “kjo s’është e mirë por ju duhet të paguani”.