Tech

CS:GO thyen rekord

Counter-Strike: Global Offensive (CS:GO) ka qenë në ‘steam’ prej gati një dekade, por popullariteti i lojës nuk ka të ndalur. Loja në fakt ka vendosur një rekord tjetër, duke arritur 1.4 milionë lojtarë aktivë.

Sipas SteamDB, 1,420.183 lojtarë luajtën lojën më 11 mars duke treguar edhe njëherë tjetër sesa aktiv është komuniteti i CS:GO sidomos në vitet e fundit.

Counter-Strike: Global Offensive është loja e vetme në ‘steam’ që ka kapërcyer 1 milion lojtarë aktivë në të njëjtën kohë.

Lojëra të tjera popullore si Dota 2 dhe Apex Legends, zënë vendin e dytë dhe tretë në SteamDB me 582.750 dhe 197.562 lojtarë aktivë në të njëjtën kohë respektivisht.

Rekordi i arritur nga CS:GO me shumë gjasa nuk ka për t’u thyer lehtë.