Tech

Përdoruesit janë nervozuar, pse iPhone po karikohet më ngadalë

Apple ka lëshuar në heshtje një veçori të re për versionin iOS 16, që nuk i ka pëlqyer shumë përdoruesve.

iOS 16.1 sjell me vete edhe karikimin me energji të pastër, që redukton emetimet e karbonit duke ngadalësuar karikimin e iPhone.

Telefoni karikohet më ngadalë në varësi të periudhës kohore të karikimit, si dhe vendndodhjes ku pajisja po ngarkohet.

Kjo situatë ka shkaktuar nervozizëm te përdoruesit, që po pretendojnë se kompania po do ta diktojë sa duhet ta përdorin telefonin.

Opsioni Clean Energy Charging është i disponueshëm vetëm për përdoruesit në SHBA dhe mund të çaktivizohet me një shtypje të thjeshtë të një butoni.