Tech

Samsung përgatitet për prodhimin e ekraneve OLED për iPhone

Samsung Display duket se do të jetë prodhuesi kryesor i ekraneve OLED për gjeneratën e ardhshme të iPhone, e cila është edhe njëra nga arsyet kryesore për shkak të të cilës kompania jugkoreane ka investuar mjaft para në përgatitjen e fabrikës A3.

Sipas burimeve nga industria, Samsung Display ka përfunduar me testimin e të gjitha shtatë linjave, të cilat prodhojnë ekranet OLED për iPhone dhe do të nisin prodhimin e plotë gjatë këtij muaji, transmeton kp.

Është interesante se prodhimi i ekraneve OLED të Samsungut do të shtohet për shtatë herë, me 15.000 ekrane në muaj nga viti i kaluar në 105.000 ekrane në muaj këtë vit.

Linja e njëjtë e prodhimit do të fillojë edhe me prodhimin e 300.000 ekraneve OLED për Samsung dhe kompanitë kineze nga tremujori i katërt i këtij viti.