Tech

Kosova në mesin e vendeve me përdorimin më të lartë të internetit

Descriptive Text

Kosova është renditur në mesin e vendeve me përdorimin më të madh të internetit.

Sipas “Bigthink” në hartën e përdoruesve më të mëdhenj të internetit, befasia është Kosova.

Përdorimi i internetit në Kosovë shpjegohet edhe me faktin se Kosova ka popullsi të re.

Gjithashtu përmendet edhe diaspora, për çka thuhet se njerëzit hynë në internet për të mbajtur kontakte me familjarët e tyre jashtë vendit.

“Është një vend i vogël me një diasporë të madhe. Njerëzit hynë në internet për të mbajtur kontakte me familjen e tyre jashtë vendit. Përveç kësaj, Kosova ka gjithashtu ka popullsinë më të re të Evropës, me pothuajse gjysmën e moshës nën 25 vjeç. Kosova është plot me vendas dixhitalë”, arsyetohet përdorimi i internetit.

Ndërkaq rezultatet më të larta për mospërdorimin e internetit (21%-32%) u arritën në pothuajse gjithë Greqinë (përveç rajonit të Athinës), disa rajone në Turqi dhe Bullgarinë veriperëndimore.

Ndërkaq dhjetë vendet që kanë përdorim më të madh të internetit përfshijnë Danimarkën, Norvegjinë, Suedinë, Finlandën, Islandën, Britania e Madhe dhe Irlanda, Luksemburgu, Zvicra dhe Kosovën.