Tech

Kujdes, aplikacioni i WhatsAppit që e keni shkarkuar mund të jetë shumë i rrezikshëm

Miliona përdorues të WhatsAppit janë paralajmëruar të shikojnë mirë nëse e kanë aplikacionin e duhur, raporton “The Sun”.

Është e mundur që keni një version të dyshimtë të WhatsAppit që mund të ekspozojë tekstet tuaja.

Një paralajmërim zyrtar i WhatAppit u bën thirrje të gjithë përdoruesve të sigurohen që e kanë aplikacionin e duhur.

Mund të bllokoheni apo edhe të spiunoheni për përdorimin e një “kloni” të WhatsAppit.

Shpesh këto aplikacione premtojnë veçori shtesë që nuk janë të disponueshme në versionin e rregullt të WhatsAppit, por bartin rreziqe të mëdha.

“Aplikacionet jozyrtare të WhatsAppit janë versione të ndryshuara të aplikacionit tonë, që nënkupton se janë zhvilluar nga palët e treta dhe shkelin ‘Kushtet tona të Shërbimit’. Ne nuk i mbështesim këto aplikacione, sepse ato vënë në rrezik privatësinë dhe sigurinë tuaj”, thuhet nga WhatsApp. “Nëse i përdorni, nuk ka asnjë garanci që mesazhet apo të dhënat tuaja, si vendndodhja, do të jenë private dhe të sigurta”.

Ka rreziqe reale nëse përdorni aplikacione false.

Është e mundur që të tjerët të jenë në gjendje të lexojnë mesazhet tuaja dhe po ashtu të shohin fotot.

Madje mund të rrezikoni që të bllokoheni tërësisht nga WhatsAppi.

Për t’u siguruar që keni përdorur aplikacionin e duhur, kontrolloni faqet zyrtare të dyqanit për iPhone në iOS dhe po ashtu për versionet Android.

WhatsApp për iOS – shkarkoni këtu

WhatsApp për Android – shkarkoni këtu

Versioni zyrtar i WhatsAppit ka miliona vlerësime dhe miliarda shkarkime.