Tech

Tastiera sekrete në iPhone, e cila të lehtëson punën

IPhone ka një tastierë sekrete që mund ta bëjë jetën më të lehtë, shkruan “The Sun”.

Është e fshehur aq mirë sa që mund të mos e vëreni kurrë.

Por, është shumë ndihmesë, sidomos nëse keni smartfonë të madh.

Po flasim për tastierë për ta përdorur me një dorë – të cilën e ka iPhone.

Mund të aktivizohet vetëm me pak prekje dhe është e thjeshtë edhe të ç‘aktivizohet.

Madhësia e iPhonet është rritur me kalimin e viteve, kështu që mund të jetë e vështirë ta përdorni atë vetëm me një dorë.

Ndoshta keni dorë një filxhan të kafesë, dhe po ju shkruajnë në iPhone.

Por, si të aktivizoni tastierën për përdorim me një dorë.

Së pari, siguroheni që keni në iPhone versionin “iOS1” apo edhe më të ri – shikoni në Settings > General > Software Update.

Është thuase e sigurt se e keni, duke marrë parasysh se aktualisht është versioni “iOS 16.2” i softuerit.

Tastiera për përdorim me një dorë është fshehur në celularin tënd për një kohë, dhe është e lehtë të aktivizohet në çdo aplikacion që je duke shkruar.

Së pari shkoni në aplikacionin ku doni të shkruani dhe sigurohuni që tastiera është e hapur.

Më pas shikoni në këndin e poshtëm majtas dhe prekni e mbani fytyrën e emotikonit apo simbolit të globit – telefonat më të ri e kanë një fytyrë emotikoni.

Kur e mbani shtypur, duhet të shfaqet një kuti “Keyboard Settings” dhe në rreshtin e poshtëm do të shini tri simbole të ndryshme të tastierës.

Prekni simbolin në të majtë për të marrë një tastierë në të cilën është e lehtë të shkruhet vetëm me dorën tuaj të majtë.

Prekni në simbolin e djathtë për të marrë një tastierë që është e lehtë të shkruash vetëm me dorë të djathtë.

Pasi të keni përfunduar përdorimin e tastierës me një dorë, mund ta ktheni në normale, duke mbajtur shtypur emotikonin apo simbolin e globit dhe duke zgjedhur opsionin e tastierës së mesme.

Është një marifet shumë i mirë që çdo pronar i iPhonet duhet ta di.