Tech

iPhone i ri SE në fillim të 2018-s

iPhone SE ishte lansuar në mars të vitit të kaluar, ndërsa tani Apple është duke planifikuar një model të rifreskuar të tij, raporton gsmarena.

Sipas raportimeve të fundit jo zyrtare, iPhone SE do të lansohet në çerekun e parë të vitit të ardhshëm, që i bie afër 2 vjet pas paraardhësit të tij, transmeton koha.net.

Madhësia e tij pritet të mbetet e njëjta, më i vogël se sa iPhone 6 dhe 7, por do t’i shtohet çipi A10 i iPhone 7, ndërsa hapësirë në memorie të integruar do të ketë 32GB apo 128GB.