Tech

Facebook të tërheq drejt “ciklit të dështimit”

Descriptive Text

Shkencëtarët kanë zbuluar se pse qëndroni gjithmonë në Facebook. Dhe kjo ndodh, pavarësisht se si ndihesh, të bën mirë të shkosh aty, thotë studimi i ri.

Madje ndonjëherë, sikur vetëm një shikim i shpejtë në Facebook, logoja e tij apo Kryefaqja, janë mjaftueshëm për tu dhënë njerëzve një kënaqësi të madhe. Dëshira për të përsëritur këtë kënaqësi i mban njerëzit tek gjetjet e tyre, dhe u shtohet dëshira kur nuk hyjnë. Pastaj kur njerëzit duan të largohen nga Facebook, atyre u mungon shumë kjo kënaqësi, transmeton tch.

Fillojnë të ndjehen fajtorë, hyjnë sërish në Facebook për tu zbavitur dhe ndihen sërish e sërish keq. Studiuesit thonë se kjo sjellje është një “cikël dështimi vetërregullues” që i mban njerëzit dhe i largon nga Facebook. Dhe fajësia për mosfunksionimin e mediave sociale është e dëmshme për psikikën thotë drejtuesi i këtij studimi Allison Eden, i Michigan State University.