Tech

Dështon misioni i parë satelitor i nisur nga toka e Britanisë së Madhe

Descriptive Text

Misioni i parë satelitor i nisur nga toka e Britanisë së Madhe ka përfunduar me dështim.

Një avion jumbo-jet i operuar nga kompania amerikane “Virgin Orbit” transportoi një raketë nga Newquay, Cornwall, për ta lëshuar atë lart mbi Oqeanin Atlantik.

Raketa u ndez dhe dukej se po ngjitej siç duhet. Por më pas, nga kompania u bë e ditur se raketa kishte pësuar një “anomali”.

Satelitët që mbante nuk mund të lëshoheshin, dhe humbën.

“Cosmic Girl”, avioni transportues 747, u kthye i sigurt në bazë.

Misioni ishte faturuar si një moment historik i madh për hapësirën në Mbretërinë e Bashkuar.

Zëvendës-themeluesi i Agjencisë Hapësinore në Mbretërinë e Bashkuar, Ian Annett tha se kjo tregon "sa e vështirë" është në të vërtetë hyrja në orbitë, por parashikoi një nisje tjetër brenda 12 muajve të ardhshëm.

"Ne ngrihemi, kthehemi, provojmë përsëri, kjo është ajo që na përcakton”, ka thënë ai për programin Today të BBC Radio 4.