Tech

Misioni jetësor drejt planetit Mars – Çka po parashikon NASA për 2023-n

Descriptive Text

Administrata Kombëtare Aeronautike Hapësinore Amerikane, e njohur ndryshe si NASA, ka shumë plane për misione hapësinore gjatë 2023-s.

Administratori i këtij institucioni, Bill Nelson, ka bërë me dije se ka shumë plane për sivjet, shkroi CNN.

“Do të nisë një udhëtim në një ‘botë metalike’, një anije kozmike do të lëshojë mostra testuese të një asteroidi në Tokë, një mision historik do të nisë drejt Hënës dhe disa raketa komerciale do të debutojnë”, deklaroi Nelson.

Sipas tij, teleskopi Webber do ta mësojë botën për mënyrën e ndryshimit të Tokës.

NASA në vitet e fundit ka paralajmëruar për misione të mëdha drejt planetit Mars.

Madje, ishte hapur edhe thirrje publike për aplikim drejt planetit të kuq. Zyrtarisht, vetëm Aaron Ham është pranuar në këtë mision jetësor.