Tech

Sistemi operativ i ri Android O mund të dal në javën e ardhshme

Descriptive Text

Sistemi operativ Android O i ri për zhvillues është lansuar me 24 korrik, i cili, nëse nuk zbulohet ndonjë gabim i madh në të, me version final mund të dal qysh në javën e ardhshme, transmeton koha.net.

Sistemin e ri më së pari pritet të dal për Google Pixel dhe Pixel XL, e të cilit i janë bërë shumë përditësime e ndryshime të mëdha, raporton Gsmarena.

Android të ri nuk dihet pse i është vënë emri ‘Android O’, por pritet të mësohet kur të lansohet versioni final.

Vitin e kaluar, Android 7.0 Nougat ka filluar që të lansohet në pajisjet e Nexus më 22 gusht, e kjo mund të jetë edhe një arsye të mendohet se edhe versioni i ri do të dalë shumë shpejtë.