Tech

Sony ka shitur 63,3 milionë PlayStation 4

Kompania Sony ka bërë të ditur se deri më tash ka shitur 63,3 milionë PlayStation 4, që nga paraqitja e pajisjes në vitin 2013.

Këto shifra përfshijnë edhe modelet PS4 dhe PS4 Pro. Sony pret që deri më 31 mars 2018 të hesë edhe 18 milionë konsolla.

Kjo do të thotë se kompania nga 1 prilli deri më 30 qershor ka shitur 3,3 milionë konsolla, që në fund sugjeron se kompania ka mbetur ende mbrapa me atë që kishte bërë me PlayStation 3, i cili ishte shitur në 80 milionë njësi.