Tech

iPhone i ri mund të mos lansohet në shtator

Sipas raportimeve të fundit Apple pritet të lansojë tre modele të reja të iPhone, transmeton koha.net.

Dy pasardhësit e iPhone 7 dhe 7 Plus dhe një iPhone komplet i ridizajnuar, i cili mund të quhet 'iPhone 8' apo 'iPhone X', pritet që të mos lansohen gjatë muajit shtator, ashtu siç është raportuar deri më tani.

Shumë fabrika nga zinxhiri i furnizimeve gjatë javëve të fundit kanë thënë se ata besojnë se prodhimi i ‘OLED iPhone” nuk do të fillojë deri në shtator, që sugjeron se iPhone i ri, i quajtur nga analistët si ‘iPhone 8’ apo ‘iPhone X’, i ridizajnuar e me teknologji të lartë nuk do të mund të lansohet në shtator të këtij viti, siç është krijuar traditë në Apple.

Apple tradicionalisht ka pasur nevojë për muaj për të prodhuar iPhone e rinj, të cilët mund t’i shesin me miliona qysh në javën e parë.