Tech

Shefit të Twitterit i thuhet se “nuk është mbi ligjin”

Një rregullator amerikan ka thënë se po i vëzhgon ngjarjet në Twitter me "shqetësim të thellë" pasi zyrtarët kryesorë të privatësisë së platformës raportohet se u larguan.

Komisioni Federal i Tregtisë (FTC) tha se shefi i ri ekzekutiv Elon Musk "nuk është mbi ligjin", raportoi BBC. 

Musku thuhet se u tha punonjësve se falimentimi nuk është jashtë diskutimit për Twitterin.

Kompania ka qenë në rrëmujë që kur Musku filloi të pushonte mijëra punonjës javën e kaluar.

Mundësia e përdoruesve për të blerë statusin e verifikuar si pjesë e një abonimi të ri ka ngritur shqetësimin se Twitter mund të mbushet me llogari të rreme.

"Ne po ndjekim zhvillimet e fundit në Twitter me shqetësim të thellë", tha Douglas Farrar, drejtori i marrëdhënieve publike të FTC.

"Asnjë shef ekzekutiv apo kompani nuk është mbi ligjin dhe kompanitë duhet të ndjekin dekretet".