Tech

Mitet për Nokia 3310, a është “i pathyeshëm” dhe si u prodhua

Një ndër telefonat më të popullarizuar në botë për shumë vjet ishte Nokia, i tipit të vjetër 3310. Kjo për arsye të shumta, një prej tyre: fortësia. Nokia u prodhua në Finlandë, e u lansua në shtatorin e 2000-s.

Mitet për të janë të shumta, por tema që më së tepërmi është diskutuar është pse ky version ka një fortësi të madhe fizike.

Kompania finlandeze krenohej me fortësinë e telefonit. Në gazetat lokale ishte botuar një rrëfim që pretendohej se ishtë i vërtetë.

“Një peshkatari i kishte rënë telefoni Nokia në ujë. Një javë më vonë ai e gjeti në barkun e një peshku dhe telefoni ende funksiononte”, shkruhej në 2000-n.

Fortësia e Nokia-s lidhet edhe me kulturën finlandeze.

Meqë përballen me dimra të fortë dhe temperatura ekstrem të ulëta, banorët në atë shtet çdo gjë e punojnë me mjete të forta. Nisur nga kasollet, shtëpitë, shtyllat e llambave, dushet, e të tjera.

Nokia 3310 ende shitet në tregjet e botës.