Tech

iPhone i gjeneratës së parë shitet për 40 mijë dollarë

Nëse do të kishit blerë iPhone të gjeneratës së parë kur u lansua më 2007, do t'ju kushtonte 599 dollarë. Pesëmbëdhjetë vjet më vonë, dikush është i gatshëm ta paguajë 40 mijë dollarë.

“Business Insider”, shkroi të hënën se iPhone i gjeneratës së parë u hodh në ankand, gjersa ofertimi nisi me 2.500 dollarë.

Themeluesi i kompanisë amerikane Apple, i ndjeri Steve Jobs, e quajti atë telefon, iPod dhe komunikues interneti, pasi u shpreh se i përmban të gjitha në një vend.

Ky iPhone doli në treg me një ekran 3.5 inç, një kamerë 2 megapikselë dhe shfletuesin e internetit Safari. Fillimisht pati 8 GB hapësirë ruajtëse, e më vonë iu shtuan edhe 8 të tjera.

iPhone më i ri sot, iPhone 14, ka një ekran 6.1 inç, kamerë 12 megapikselë dhe 512 GB hapësirë ruajtëse. Shitet me pakicë për 799 dollarë.