Tech

Zbulohet smartfoni i ri Selfie 2

Descriptive Text

Kompania Micromax ka zbuluar smartfonin e ri.

I quajtur Selfie 2, smartfoni vjen me procesor MediaTek MT6737 SoC dhe kamerën e përparme prej 8 megapikselë dhe lente të Sony IM135, transmeton Koha.net. Kjo kamerë vjen me efekte të avancuara.

Gjithashtu, Selfie 2 vjen edhe me kamerën e pasme prej 13 megapikselë, 3 GB RAM memorie dhe 32 GB memorie të brendshme, si dhe me sensor për gishtërinj të vendosur në pjesën e pasme.

Image

Micromax Selfie 2 punon me sistemin operativ Android Nougat si dhe ka baterinë prej 3000 mAh.

Smartfoni i ri i Micromaxit pritet të lansohet së shpejti, ndërsa sa i përket çmimit, ende nuk është zbuluar.

Image