Tech

iPhone dhe Whatsappi ndihmuan Zelenskyn në nismë të luftës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, bëri të ditur se qëkur nisi agresioni rus, vendimet e shpejta pa modalitete u morën nëpërmjet “diplomacisë iPhone”.

Siç shkruan BBC-ja të enjten, teknologjia mobile, konkretisht iPhone dhe Whatsappi, bënë që presidenti Zelensky të shkëmbente shumë shpejt informacione me shtetet e tjera.

“Kam pasur vërtet marrëdhënie të ngushta me Boris Johnsonit, ish-kryeministrin e Britanisë së Madhe, me presidentin e Polonisë, me presidentët e Lituanisë dhe të Letonisë”, ka thënë ai.

Macroni gjithmonë më ka telefonuar në Whatsapp”, deklaroi Zelensky, duke shtuar se telefonin të tipit iPhone e përdori edhe për të dhënë urdhra te komandantët.

Sipas tij, “diplomacia iPhone”, pati sukses dhe kreu shumë punë të mëdha.

“Lufta, sidomos me rusët, dikton vendime të shpejta, sepse kemi nevojë për furnizime të shpejta. Duhet të mblidhemi shpejt, të diskutojmë dhe e gjithë kjo nuk kërkon diplomaci të zakonshme”, tha Zelensky.

Prej kur nisi pushtimi rus, Zelensky disa herë iu drejtua nëpërmjet videolidhjes parlamenteve dhe institucioneve të shteteve perëndimore. Mesazhi i tij u përçua te të gjitha shtetet mike të Ukrainës.