Tech

Google do t’i paguajë 85 milionë dollarë shtetit të Arizonas

Google ra dakord t'i paguante shtetit amerikan të Arizonas 85 milionë dollarë për të zgjidhur padinë e vitit 2020.

Sipas padisë, Google gjurmoi ilegalisht përdoruesit e Androidit në Arizona dhe prokurori Mark Mrnovich ka thënë se kompania vazhdoi të gjurmonte për reklamat edhe kur përdoruesit çaktivizuan të dhënat e vendndodhjes.

Google është duke u paditur në Texas, Washington dhe Indiana për të njëjtën arsye.

Duke qenë se Google ka të ardhura tremujore prej më shumë se 69 miliardë dollarë, gjoba duket e parëndësishme. Gjithashtu, është shumë e vogël në krahasim me gjobën prej 1.7 miliardë dollarësh të vendosur nga Bashkimi Evropian për shkak të politikës së shpifjes.

Zëdhënësi i Googles, Jose Castaneda, ka thënë se padia lidhet me rregullat e vjetra që janë ndryshuar.