Tech

Apple Music gati të ofrojë këngën e 100-miliontë

Apple Music është gati të kapërcejë një moment historik të madh, duke ofruar këngën e saj të 100-miliontë në shërbimin e transmetimit.

Gjigandi i muzikës ka bërë të ditur për Associated Press se të dhënat e brendshme tregojnë se Apple Music do të arrijë së shpejti pikën “e artë”.

Sipas Apple, çdo ditë, 20.000 këngëtarë dhe kompozitorë lëshojnë muzikë në shërbimin e saj.

"Është një numër i madh, shumë i madh”, tha për AP-në, Rachel Newman, drejtuesja globale e editorialit dhe përmbajtjes së Apple.

Apple Music thotë se ky moment historik e forcon atë si katalogun më të madh të muzikës në botë, me më shumë se 80 milionë këngët e YouTube Music, 82 milionë këngët dhe podkastet e Spotify dhe 90 milionë këngët e Amazon Music.

Kur iTunes u lansua, shërbimi kishte këngë në 200 gjuhë dhe dialekte, derisa gjysma e përmbajtjes ishte në anglisht.

Tani, 40 për qind e ofertave të Apple Music janë në anglisht dhe numri i gjuhëve e dialekteve është deri në 350. Listat kryesore të platformës, dikur domeni i SHBA-së, Britanisë së Madhe, Kanadasë dhe Australisë – tani janë të populluara me këngë nga Japonia, Kolumbia , Gana, Nigeria dhe Koreja e Jugut.