Tech

Mbyllet me sukses testi i NASA-s me asteroidin

Descriptive Text

Sonda e NASA-s u përplas suksesshëm me një asteroid, si test për matjen e fuqisë së makinës hapësinore, raportoi BBC-ja të martën.

Përplasja ishte e qëllimshme, për të parë nëse shkëmbinjtë hapësinorë që mund ta kërcënojnë Tokën, mund të nxirren në mënyrë të sigurt nga rruga.

Pamjet shfaqën momentin kur asteroidi i quajtur Dimorphos, u përplas me sondën, derisa objekti qiellor ishte 165 metra i gjerë. Ekspertët e NASA-s bënë të ditur se testi u krye me sukses, pasi asteroidi ra në cakun ku pritej.

Dimorphosi konsiderohet një grumbull shkëmbinjsh.

Testi nisi të hënën, derisa teleskopët, përfshirë edhe James Webbin, vëzhguan hapësirën ku ndodhi testi.