Tech

Ethereumi po i braktis “minatorët” e tij

Me ndryshimin e miratuar, ethereum - kriptomonedha e dytë më e vlefshme në botë pas bitcoinit - ka eliminuar në mënyrë efektive detyrën intensive të energjisë të “minimit” të monedhave të reja në blockchainin e saj. Minierat kërkojnë fuqi të madhe llogaritëse, e cila përkthehet në konsum të madh energjie dhe, në shumë fusha, emetim më të madh të gazrave serrë në termocentralet e vjetra

Një ndryshim kompleks i softuerit në kriptomonedhën ethereum ka potencialin për të reduktuar në mënyrë dramatike konsumin e saj të energjisë – dhe si rezultat ndotjen e lidhur me klimën. Mirëpo, transicioni i njohur si “bashkimi” nuk do ta kryejë vetë këtë punë.

Me ndryshimin e miratuar, ethereum - kriptomonedha e dytë më e vlefshme në botë pas bitcoinit - ka eliminuar në mënyrë efektive detyrën intensive të energjisë të “minimit” të monedhave të reja në blockchainin e saj. Minierat kërkojnë fuqi të madhe llogaritëse, e cila përkthehet në konsum të madh energjie dhe, në shumë fusha, emetim më të madh të gazrave serrë në termocentralet e vjetra.

Megjithatë, në vetvete, ndryshimi i ethereumit nuk do të eliminojë ndikimin e pritur mjedisor të kriptos, megjithëse pritet të ndihmojë shumë. Mbështetësit e bitcoinit deri më tani kanë treguar pak interes për të hequr dorë nga minierat.

Çfarë është kriptovaluta?

Kriptovaluta është lloj paraje digjitale e siguruar nëpërmjet enkriptimit në një mënyrë të dukshme publikisht dhe me sa duket të pandryshueshme. Duke përdorur këto monedha, njerëzit mund të kryejnë transaksione të drejtpërdrejta financiare pa pasur nevojë për bankë ose ndërmjetës të tjerë financiarë.

Ato funksionojnë në konstruksione të quajtura blockchains, të cilat përbëhen nga regjistrime transaksionesh të nënshkruara në mënyrë digjitale që dokumentojnë çdoherë që një monedhë kripto transferohet ose shpenzohet. Blockchains njihen gjithashtu si libra të shpërndarë sepse kopjet e sinkronizuara ruhen në kompjuterë në mbarë botën; këto kopje gjithashtu e bëjnë jashtëzakonisht të vështirë ndryshimin, futjen ose shkatërrimin e të dhënave të blockchainit.

A është kripto e dëmshme për mjedisin?

Studiuesit që janë marrë me studimin e kriptomonedhës janë të alarmuar nga përdorimi i saj i madh i energjisë. Një raport i fundit nga Zyra e Politikës së Shkencës dhe Teknologjisë në Shtëpinë e Bardhë i ka cituar gjetjet e hulumtimit se që nga gushti 2022 konsumi vjetor i energjisë elektrike për kriptovalutat tejkaloi atë të vendeve individuale, si Argjentina apo Australia.

Ky problem, megjithatë, nuk është i natyrshëm për kriptomonedhën. Pjesa më e madhe e kësaj energjie përdoret për miniera, proces kompjuterik intensiv për verifikimin e transaksioneve të blockchainit që gjithashtu shpërndan monedha të reja si shpërblim për minatorët konkurrues. Minierat e kriptove favorizojnë grupet me burime të mira që mund të bashkojnë shumë kompjuterë të specializuar dhe t’i furnizojnë me energji elektrike sa më lirë të jetë e mundur.

Kjo mund të ketë efekte të jashtme të papritura. Përpara rënies së vlerave të kriptomonedhave në fillim të këtij viti, kërkesa për kartat grafike kompjuterike u rrit, duke rritur çmimet dhe duke zbrazur raftet e dyqaneve. Kartat e tilla doli të ishin ideale për pajisjet e minierave të kriptove. Qytetet dhe shtetet në SHBA janë gjithashtu kundër planeve të firmave të kriptografisë për të ndërtuar zona mihjeje në juridiksionet e tyre, duke përmendur jo vetëm përdorimin e energjisë, por zhurmën.

Çka shkakton ndryshimi i ethereumit?

Kryesisht, përditësimi i softuerit eliminon nevojën për mihës. Aty ku ethereum më parë i vendosi mihësit kundër njëri-tjetrit për të zgjidhur enigma komplekse kriptografike dhe për të fituar monedhë të re si shpërblim, tani kërkon që palët që duan të ndihmojnë në vërtetimin e transaksioneve duke “vënë në lojë” një sasi të caktuar eteri për monedhën.

Palët nga ky grup zgjidhen rastësisht për ta vërtetuar një bllok transaksionesh; grup më i gjerë i mbajtësve të eterit do të kontrollojë më pas punën e tyre. Vlerësuesit e suksesshëm paguhen me një shpërblim në eter që në përgjithësi është në proporcion me madhësinë e aksioneve të tyre dhe kohëzgjatjen e kohës që e kanë mbajtur atë.

A e ndihmon kjo mjedisin?

Bashkimi i ethereumit nuk duket shumë, ama mund të ketë efekte dramatike. Alex de Vries, ekonomist dhe themelues i konsulencës “Digiconomist” që fokusohet në ndikimin mjedisor të kriptomonedhave, llogarit se ndryshimi do të rezultojë në kursime energjie midis 99% dhe 99.99% për ethereumin.

“Është ndryshim vërtet i vogël në kod që do të ketë ndikim shumë të madh në qëndrueshmërinë mjedisore”, është shprehur ai. Para bashkimit, ethereumi bënte deri në 900 miliardë llogaritje në sekondë që tani nuk janë më të nevojshme.

Sipas llogaritjeve të tij, ethereumi ishte përgjegjës për rreth 44 milionë tonë metrikë të emetimeve të dyoksidit të karbonit në vit. Nëse ai është i saktë, këto tani do të reduktohen në mënyrë drastike.

Nga ana tjetër, përdorimi i energjisë i bitcoinit dhe emetimi i gazit serrë është dukshëm më i madh se ai i ethereumit - dhe nuk duket të ketë shumë entuziazëm për t’u larguar nga miniera e bitcoinit.

Bashkimi i ethereumit ishte planifikuar prej kohësh dhe përfshinte vite përgatitje nga ekipet e tij zhvilluesish, ka vënë në dukje Lena Klaassen, bashkëthemeluese e Institutit të Vlerësimeve të Crypto Carbon, kompani gjermane që është e specializuar në matjen e ndikimeve mjedisore të kriptove. “Ambicie të tilla nuk kanë ekzistuar kurrë për bitcoinin dhe kështu nuk pres që bitcoin të kalojë” larg minierave së shpejti, ka përfunduar ajo.

Përktheu: Blerta Haxhiu