Tech

Sony Music tërhiqet nga Rusia

Descriptive Text

Një nga kompanitë e regjistrimit të muzikës, Sony Music, njoftoi se është tërhequr nga tregu rus, shkroi BBC-ja të martën.

Kompania njoftoi se derisa bombardimet mbi Ukrainë vazhdojnë, nuk mund të jenë prezent në Rusi.

“Derisa lufta në Ukrainë vazhdon të ketë një ndikim shkatërrues humanitar dhe sanksionet kundër Rusisë vazhdojnë të intensifikohen, ne nuk mund të jemi prezentë në Rusi”, tha Sony Music.

Paraprakisht, një tërheqje në shenjë të mospajtimi e ka bërë edhe kompania diskografike “Universal Music”.

Si rezultat i kësaj, qytetarët rusë i kanë të paarritshme kompozimet muzikore perëndimore.