Tech

Sony do ta rrisë çmimin e Play Station 5

Gati dy vjet nga prodhimi i PlayStation 5, Sony po ndërmerr hapin e pazakontë për të rritur çmimin e kësaj video-loje.

Presidenti dhe themeluesi i Sony Interactive Entertainment (SIE), Jim Ryan, tha të enjten se kompania do të rrisë çmimin e PS5 me pakicë në Kanada, Meksikë, Evropë, Mbretëri të Bashkuar, Australi, Japoni dhe Kinë, por jo me sa duket edhe në Shtetet e Bashkuara, raportoi Polygon.com.

Ryan tha në një postim në blogun PlayStation të Sony se normat e larta të inflacionit global dhe tendencat e pafavorshme të monedhës "po ndikojnë te konsumatorët dhe po krijojnë presion në shumë industri". Ryan fajësoi "kushtet sfiduese ekonomike" në shpalljen e vendimit.

"Ndërsa kjo rritje çmimi është një domosdoshmëri duke pasur parasysh mjedisin aktual ekonomik global dhe ndikimin e tij në biznesin e SIE. Prioriteti ynë kryesor vazhdon të jetë përmirësimi i situatës së furnizimit me PS5 në mënyrë që sa më shumë lojtarë të mund të përjetojnë gjithçka që ofron PS5, dhe çfarë do të vijë akoma”, ka thënë Ryan.