Tech

Zbulohen ngjyrat e Meizu Pro 7

Kompania e njohur kineze e smartfonëve, Meizu, është duke u përgatitur ngadalë për të lansuar dy smartfonët e rinj të avancuar.

Ndërkohë, në internet kanë rrjedhur disa fotografi të modelit Pro 7, të cilat kanë zbuluar ngjyrat e tij, transmeton Koha.net. Nga çfarë mund të shohim, Meizu Pro 7 do të jetë në dispozicion me ngjyrë të kuqe, të zezë, ari dhe të argjendit.

Ndoshta të njëjtat ngjyra do të jenë në dispozicion edhe për modelin Pro 7 Plus, i cili po ashtu pritet të lansohet së bashku me modelin më të vogël – Pro 7.

Gjithashtu, me rrjedhjen e këtyre fotografive është zbuluar edhe një detaj i rëndësishëm, teknologjia për karikimin e baterisë – mCharge. Pritet që smartfonët e rinj të vijnë me teknologjinë më të mirë në treg për karikimin e baterisë – Super mCharge, teknologjinë të cilën kompania e ka prezantuar në panairin “MWC 2017”.

{gallery}