Tech

Amazoni paralajmëron rritjen e çmimeve

Kompania e blerjeve online, Amazon, njoftoi se do t’i rrisë çmimet e shërbimit Prime për klientët në Mbretërinë e Bashkuar, raportoi BBC-ja të martën.

Sipas njoftimit, nga shtatori, klientët që kanë aktivizuar abonimin mujor me disa specifika të shtuara, nga 1 funt do të paguajnë 8.99, ndërsa pakoja vjetore do të rritet nga 79 në 95 funte.

Kompania amerikane tha se çmimet po rriten për shkak të rritjes së inflacionit dhe kostove operative, ndërsa u theksua se në vitin 2014 ishte hera e fundit kur ndryshuan çmimet.

Shërbimet Prime ofrojnë shpërndarje të pakufizuar të produkteve.

Sipas BBC-së, me këtë paralajmërim, shumë familje britanike thanë se do t’i anulojnë porositë.

Shërbime të tjera si Netflix gjithashtu kanë njoftuar se do t’i rrisin çmimet e abonimeve.