Tech

Tregu po ndryshon, klientët kërkojnë telefona më të lirë

Kompania “Canalys” ka publikuar të dhëna interesante, të cilat tregojnë drejtimin në të cilin po shkon tregu i telefonave. Sipas analizës, fokusi i klientëve po ndryshon dhe po kalon nga segmenti i mesëm në atë të ulët të tregut, shkruan Bloomberg të hënën. Arsyeja për këtë rënie mbetet kriza ekonomike.

Megjithatë, një markë vazhdon të shesë telefona të shtrenjtë pa problem. Bëhet fjalë për Applein.

Sipas Canalys, dërgesat e telefonave në mbarë botën ranë 9% nga viti në vit gjatë tremujorit të dytë të vitit 2022.

Gjatë periudhës së përmendur, Samsung kishte 21% të pjesës së tregut, e gjitha kjo falë serisë së ulët Galaxy A. Apple është e dyta me 17% dhe iPhone 13 vazhdon të shënojë shitje të mira pavarësisht çmimit.

Këto dy kompani ndiqen nga Xiaomi, Oppo dhe Vivo, megjithëse secila prej këtyre kompanive ka humbur midis një dhe tre për qind të pjesës së tregut në baza vjetore.

Analistët e Canalys theksojnë se ngadalësimi i tregut është pasojë e trazirave ekonomike në botë. Gjithashtu, thuhet se segmenti i mesëm i tregut të telefonave është i mbingopur dhe se përdoruesit pritet të fokusohen në segmentin e ulët të tregut.