Tech

Musk paralajmëron integrimin e video-lojërave në Tesla

Elon Musk dhe kompania e tij Tesla, po bëhen gati për një sfidë të re. Sipërmarrësi miliarder ka bërë me dije se ambicie e radhës e tij është t’i shndërrojë veturat e Teslas në dhoma ndenjeje, ku pasagjerët mund të argëtohen duke parë filma, shfaqje televizive e duke luajtur video-lojëra, shkruan “Thestreet” të dielën.

Ndonëse Tesla e ka zyrtarizuar autopilotin, kësaj nuk i është drita “plotësisht” e gjelbër nga Rregullatori amerikan i sigurisë së trafikut. Megjithatë, kjo nuk e pengon Teslan që të ecë përpara. Kompania amerikan po punon që veturat pos për ngasje, të përdoren edhe për dëfrim.

Një komentues në Twitter pyeti Muskun nëse po punon për video-lojëra pasi fëmija i tij i ka qejf lojërat, e shefi i Teslas nuk hezitoi t’i tregonte se “po punohet në këtë drejtim”.

“Ne po bëjmë përparim me integrimin e Steam (platformë online për lojëra v.j.). Ndoshta muajin e ardhshëm (lansohet)”, deklaroi Musk pa dhënë detaje shtesë.