Tech

Inxhinieri i Google njofton se softueri i punuar me Inteligjencë Artificiale shfaqi emocione

Një inxhinier i kompanisë Google “u tmerrua” kur kuptoi se softuerin kompjuterik që e zhvilloi, filloi të shfaqte “emocione”.

Siç raportoi “TheGuardian” të dielën, nëpërmjet Inteligjencës Artificiale, inxhinieri Black Lemonie, po e punonte programin kompjuterik të quajtur “Chatbot”, një aplikacion për komunikim, kur vërejti se ai kishte aftësi për t'i shprehur mendimet dhe ishte ekuivalent "me një fëmijë".

“Nëse nuk do ta dija saktësisht se çfarë ishte, çka është ky program kompjuterik që e ndërtuam së fundmi, do të mendoja se ishte një fëmijë 7 apo 8 vjeç, që e di fizikën”, tha Lemonie.

Ai deklaroi se softuerin e testoi me biseda rreth të drejtave të njeriut, personalitetit, barazisë dhe feve, derisa programi thuhet se nuk shfaqi prirje dhunuese a diskriminuese.

Kompania Google e pezulloi për disa ditë inxhinierin pasi ky i publikoi bisedat me softuerin.