Tech

Britania e Madhe do t’i mbrojë kabinat telefonike nga mbyllja

Rregullatori i telekomunikacionit në Mbretërinë e Bashkuar, Ofcom, njoftoi se ka vendosur rregulla të reja për t’i mbrojtur kabinat telefonike nga mbyllja. Siç shkruan BBC-ja të mërkurën, Ofcom njoftoi se do t’i mbrojë kabinat telefonike nga mbyllja, edhe nëse ato kanë sinjale të dobëta telefonike.

Të paktën 1.400 kuti telefoni gjenden në Britaninë e Madhe, por sipas autoriteteve, nuk dihet se sa do të jetë numri i atyre që do të merren nën mbrojtje.

“Rregullat tona të reja do të sigurojnë që mijëra kuti telefonike të mbrohen për aq kohë sa të nevojiten”, u tha nga Ofcomi.

Në Britaninë e Madhe, kabinat telefonike përdoren relativisht shumë. Brenda një viti, të paktën 20 mijë telefonata u realizuan, ndërsa është paraparë që 150 mijë thirrje të kryhen në shërbimet emergjente brenda një periudhe të shkurtër.

Nëpër zona lokale, një telefonatë kushton 1 funte, ndërsa çmimi variron nëpër lokalitete të tjera. Ofcomi ka shtuar se mbi 6 mijë kuti u janë shitur apo lëshuar me qira institucioneve si bibliotekave.