Tech

Shefja Operative e Metas paralajmëron dorëheqjen

Shefja Operative e Metas, Sheryl Sandberg, njoftoi se pas 14 vjetësh do të dorëhiqet nga kjo pozitë.

Sandberg, që është në mesin e punëtorëve më të vjetër në kompani, deklaroi të mërkurën, se planifikon të shërbejë në bordin e drejtorëve, derisa theksoi se ka edhe plane të tjera.

“Kur u punësova në vitin 2008, shpresova se do e mbaja këtë pozitë për pesë vjet. Tash, pas 14 vjetësh, është koha ta shkruaj një kapitull tjetër të jetës”, tha ajo nëpërmjet një postimi në Facebook.

Ajo bëri me dije se ndër planet e saja sivjet është të martohet.

Sandberg foli edhe për problemet që atëkohë ballafaqohej Facebooku. Ndër të tjera, kishte problem të bindte klientët.

“Atë verë, Marku u largua për një muaj në udhëtim, duke më lënë mua dhe Matt Cohlerin në krye, pa shumë mundësi për ta kontaktuar. Më dukej çmenduri, por ishte besim (në mua v.j) që kurrë nuk e kam harruar”, tha ajo.