Tech

Lansimi i iPhonëve të rinj do të shtyhet

Javët e kaluara kemi pasur një sërë raportesh se Apple ka probleme me prodhimin e modelit të ri iPhone 8, lansimi i të cilit sipas të gjitha gjasave do të shtyhet.

Por, raportet më të reja sugjerojnë se të tri modelet e sivjetme të iPhone do të shtyhen.

Raporti, të cilin e sjell Digitimes, tregon se iPhone 8, iPhone 7 dhe iPhone 7S Plus nuk do të jetë të gatshëm për prezantim në kohën e caktuar.

Megjithatë, Apple në fund do të mund të prezantojë modelet e iPhone gjatë ngjarjes në shtator, por prania e tyre në treg do të zhvendoset në krahasim me gjeneratat e ardhshme, transmeton kp.

Kur është në pyetje vetë iPhone 8, raportet sugjerojnë se prodhimi ende nuk ka filluar. Kjo do të thotë se telefoni nuk do të jetë i gatshëm për publikim të paktën deri në nëntor, ose dhjetor. Një shtyrje e ngjashme e lansimit i pret edhe modelet tjera, gjë e cila sugjeron se Apple do të fillojë prodhimin me dy muaj vonesë.