Tech

Shfaqen të gjitha specifikat dhe data e lansimit të Nokia 8

Deri më tani është raportuar shumë herë në lidhje me lansimin e Nokia 8 në një të ardhme të afërt dhe si duket këto raportime ishin të vërteta.

Smartoni i ri i avancuar i Nokias tani është shfaqur në internet në një fotografi, duke zbuluar dizajnin e tij me skajet shumë të holla në pjesën e djathtë dhe të majtë të ekranit.

Në pjesën e pasme të Nokia 8, gjendet kamera e dyfishtë e brendit Zeiss e cila është lansuar dje. Përveç publikimit të fotografisë, po ashtu është zbuluar edhe data e lansimit të këtij smartfoni të ri të avancuar, transmeton Koha.net. Nokia 8 pritet të lansohet në fund të këtij muaji, më 31 korrik, por ende nuk është konfirmuar asgjë në lidhje me këtë.

Çfarë mendoni, a mund Nokia 8 të konkurrojë telefonat tjerë të avancuar?

Këto janë specifikat e Nokia 8:

Ekran 5.3-inç Quad HD Super AMOLED me rezolucion prej 2560 x 1440;

Procesor Snapdragon 835 me tetë bërthama dhe grafikën Adreno 540;

4 ose 6 GB RAM memorie dhe 64 ose 128 GB memorie të brendshme me mundësi zgjerimi deri në 256 GB përmes kartelës microSD;

Sistemi operativ Android 7.1.1 (Nougat);

Kamera kryesore e dyfishtë prej 13 megapikselë e me optikën Zeiss, ndërsa atë të përparme prej 12 megapikselë;

Sensori për gishtërinj, njoftimet përmes dritës LED;

Altoparlantët e dyfishtë;

Mbështetje për lidhjen 4G LTE, Wi-Fi 802.11ac (MIMO), Bluetooth 4.2 LE.