Tech

Samsungu raporton fitime rekorde

Descriptive Text

Samsungu raportoi një rritje masive të fitimeve për tre muajt e parë të vitit 2022 falë kërkesës në rritje për çipe memorie dhe shitjeve të larta të modeleve flagship Galaxy.

Gjiganti korean i teknologjisë raportoi një fitim prej 11.1 miliardë dollarësh, ose 51% më shumë sesa e njëjta periudhë një vit më parë, shkruan Bloomberg.

Të ardhurat gjithashtu ishin në nivele rekord prej 61.2 miliardë dollarë. Divizioni i çipeve të memories ishte më fitimprurësi për kompaninë duke tejkaluar parashikime.

Vetëm ky divizion gjeneroi 21.1 miliardë dollarë të ardhura.

Kërkesa për produkte nga divizioni mobil shënoi rënie. Fitimi i kompanisë ishte 3 miliardë dollarë nga 25.5 miliardë dollarë të ardhura.

Shitjet e larta të Galaxy S22 Ultra të modeleve të rangut të mesëm me teknologjinë 5G kanë përmirësuar ndjeshëm kërkesën pavarësisht paqartësive shkaktuar nga konflikti Rusi-Ukrainë.