Tech

Musk e përqesh rrjetin social të Trumpit

Descriptive Text

Pronari i Twitterit, Elon Musk, e ka quajtur të tmerrshëm emrin e rrjetit social të ish-presidentit Donald Trump, "Truth Social".

Në një 'cicërimë', Musk shkroi se rrjeti social i Trumpit ekziston për shkak se Twitteri e censuroi lirinë e shprehjes.

“Truth Social (emër i tmerrshëm), ekziston sepse Twitteri censuroi lirinë e shprehjes”, shkroi Musk në një postim, ku bëri të ditur se mediumi i Trumpit është i pari në listën e "App Store".

Ditë më parë, Musk pagoi 44 miliardë dollarë për ta blerë Twitterin, pas një sage të gjatë mospajtimesh me bordin.

Ish-presidenti të SHBA-së, Donald Trump, i ishte hequr qasja në Twitter pas zgjedhjeve presidenciale të 2020-s, me arsyetimin se shpërndante lajme të rreme rreth procesit zgjedhor.

Musk ka paralajmëruar se kur ta merr plotësisht nën kontroll Twitterin, do të mundësjoë liri të plotë të shprehjes.