Tech

Hakerët e “Lapsus$” sulmojnë T-Mobile

teknologjia, lajmet teknologjia, si te hakosh, hakeret shqiptar

Grupi i hakerëve “Lapsus$” ka vjedhur kodin e burimor të T-Mobile dhe ka kryer një varg shkeljesh, shkruan “TheVerge” të shtunën. Kompania e shërbimeve të komunikimit T-Mobile e konfirmoi sulmin kibernetik, duke bërë me dije se sistemet në të cilat hakerët patën qasje “nuk përmbanin asnjë informacion për klientët, qeverinë apo informacione të tjera të ndjeshme”.

Siç u bë e ditur, “Lapsus$” kreu sulmin ndaj kompanisë gjermane një javë pasi shtatë anëtarë të saj adoleshentë u arrestuan nga autoritetet.

Ky lloj sulmi përfshin rrëmbimin e të dhënave të telefonave celularë, duke transferuar numrin e viktimës te një pronar tjetër. Nga kjo, sulmuesi mund ta pranojë mesazhe apo thirrje në emër të pronarit të numrit.

Gjithashtu, sulmi kibernetik preku edhe menaxhimin e sistemit të klientëve të T-Mobile.