Tech

BE-ja afër ligjit që rregullon përmbajtjen në kompanitë e mëdha teknologjike

Descriptive Text

Duke synuar gjuhën e urrejtjes, dezinformimin dhe përmbajtjet e tjera të dëmshme në internet, Bashkimi Evropian është afër marrëveshjes për një ligj gjithëpërfshirës që do t'i detyronte kompanitë e mëdha të teknologjisë të kontrollojnë veten më shumë, do ta bënte më të lehtë për përdoruesit të raportojnë problemet dhe do të fuqizonte rregullatorët për të ndëshkuar me gjoba miliardëshe për mospërputhjen me rregullat, raportoi AP të shtunën.

Zyrtarët e BE-së negociuan në orët e vona të së premtes mbrëma mbi detajet përfundimtare të Aktit të Shërbimeve Digjitale, i cili do të rishikonte rregulloren digjitale për 27 vende. Por mesnata kaloi pa u shpallur një marrëveshje, megjithëse disa zyrtarë të BE-së duke postuar në Twitter për procedurat shprehën optimizëm se gjërat po përafroheshin.

Akti do të ishte ligji i tretë i rëndësishëm i BE-së që synon industrinë e teknologjisë.

Rregullat e reja të BE-së, të cilat janë krijuar për të mbrojtur përdoruesit e internetit dhe "të drejtat e tyre themelore në internet", do t'i bëjnë kompanitë e teknologjisë më të përgjegjshme për përmbajtjen e krijuar nga përdoruesit.