Tech

Musk nuk do të jetë pjesë e Bordit të Twitterit

Foto: Reuters / Arkiv

Themeluesi i Teslas, Elon Musk, ka vendosur që të mos i bashkohet Bordit të Twitterit, pasi i bleu 9.2 për qind të aksioneve të këtij rrjeti social.

Këtë e bëri të ditur shefi i Twitterit, Parag Agrawal, që siç raportoi BBC të hënën, Musk do të mbetet aksionari më i madh, por që nuk do të jetë pjesë e bordit.

“Elon na njoftoi po atë mëngjes (kur i bleu aksionet v.j.) se nuk do t’i bashkohet Bordit”, shkroi Agrawal.

Gjatë fundjavës, Musk i sugjeroi disa ndryshime në Twitter si heqjen e shkronjës “w” si dhe abonimin në “Twitter blue”.