Tech

Asus së shpejti lanson laptopin e ri

Descriptive Text

Në muajin maj në panairin e teknologjisë “Computex 2017”, Asus në mesin e shumë pajisjeve të reja ka prezantuar edhe laptopin e ri VivoBook Flip 14 i cili pritej të fillonte shitjen në gjysmën e dytë të këtij viti.

Tani, sipas Notebook Italia, laptopi i ri i Asusit pritet që së shpejti të lansohet, transmeton Koha.net. Po ashtu, janë shfaqur edhe specifikat e VivoBook Flip 14, por jo edhe data e saktë e lansimit.

Lexoni edhe: 

Asus lanson 5 laptopë të rinj super të fuqishëm

Asus VivoBook Flip 14 pritet të vijë me ekran 14-inç me rezolucion prej 1080 pikselë, i cili mund të lakohet deri në 360 shkallë ku pastaj mund ta përdorni si një tablet.

Sa i përket specifikave të tjera, laptopi ri pritet të vijë me procesor Core i7 Kaby Lake, kartelën grafike NVIDIA GeForce 930MX, deri në 16 GB RAM memorie dhe deri në 256 GB memorie të brendshme, si dhe me baterinë prej 42Wh. Po ashtu, VivoBook Flip 14 do të ketë edhe sensorin për gishtërinj si opsion.

Çmimi i Asus VivoBook Flip 13 pritet të jetë rreth 800 dollarë.