Tech

Rusia kërcënon edhe Wikipedian

Pasi ka larguar shumicën e kompanive teknologjike perëndimore nga shteti, Rusia tani ka nisur të kërcënojë edhe Wikipedian.

Rregullatori shtetëror i komunikimeve ka thënë se faqja, e cila mund të modifikohet nga kushdo, për sa kohë që informacioni është burim, duhet të fshijë "informacionet e paligjshme" ose do të përballet me gjobë, raportoi Sky News të martën.

Wikipedia akuzohet nga Rusia se ka mbajtur atë që e quan informacion të pasaktë mbi "operacionin special ushtarak të Rusisë", duke shtuar se është një "interpretim ekskluzivisht anti-rus".

Rregullatori ka thënë gjithashtu se një kërkesë e mëparshme për të fshirë materialin nuk është zbatuar.