Tech

Brazili pezullon Telegramin

Descriptive Text

Gjykata e Lartë e Brazilit ka marrë vendim për pezullimin e aplikacionit të mesazheve Telegram.

Vendimi ka ardhur pas kërkesës së policisë federale, njoftuan të premten transmetuesit lokalë të lajmeve TV Globo dhe CNN Brasil.

Telegram është një nga kanalet kryesore të rrjeteve sociale që përdoret nga presidenti i ekstremit të djathtë të Brazilit Jair Bolsonaro dhe aleatët e tij.

Telegram ka pasur rritje të përdoruesve prej që ka nisur lufta në Ukrainë, pasi aty mund të postohen imazhe e video të shumta pa kufizime.