Tech

Sony pezullon dërgesat e lojërave në Rusi

Descriptive Text

Sony ka konfirmuar se divizioni i saj i lojërave do të ndalojë dërgesat e softuerëve dhe pajisjeve në Rusi, pasi konflikti në Ukrainë hyri në ditën e 14-të.

Kjo do të përfshijë dërgesat e lojës së saj të re garash, Gran Turismo 7.

Ndërkohë, Sony Interactive Entertainment ka thënë se kishte pezulluar funksionimin e PlayStation Store në Rusi.

Ky vendim është i fundit në një listë të gjatë të markave që ndërpresin operacionet në Rusi, derisa McDonald's, Starbucks dhe Coca-Cola që të gjithë kanë ndërmarrë hapa të ngjashëm të martën.