Tech

Thyhet rekordi për prodhim të energjisë nga shkrirja bërthamore

Laboratori JET me seli në Britani ka thyer rekordin botëror, q e mbante vet, për sasinë e energjisë që mund të nxirret duke shtrydhur së bashku dy forma të hidrogjenit.

Eksperimenti ka prodhuar 59 megaxhaul energji gjatë 5 sekondave (apo 11 megawatt fuqi).

Është më tepër se dyfishi i arritur në teste të ngjashme në vitin 1997.

Nuk është sasi e madhe prodhimi e energjisë, mjafton për të zier vetëm rreth 60 kazanë ujë. Por rëndësia është se vërtetohet zgjedhja e dizajnit që është bërë për një reaktor më të madh të shkrirjes që tash po ndërtohet në Francë.

“Eksperimentet e JET ka vendosin një hap para drejt fuqisë së shkrirjes. Ne kemi demonstruar se mund të krijojmë një mini-yll brenda makinës sonë dhe ta mbajmë atë këtu për pesë sekonda dhe të kemi performancë të lartë, që vërtetë na çon në nivel tjetër”, ka thënë Joe Milnes, kreu i operacioneve në laboratorin JET.