Tech

Samsung anulon edhe Galaxy A10 Pro

Pas njoftimit se gjiganti i teknologjisë, Samsung, ka anuluar versionin Mini të Galaxy S8, tani raportohet se ky prodhues jug korean ka anuluar edhe një tjetër smartfon.

Në këtë rast, fjala është për pasardhësin e fabletit të vitit të kaluar Galaxy A9 Pro, i cili ka procesor Snapdragon 652, transmeton Koha.net.

Galaxy S8 Mini është anuluar për arsye se kompania nuk mundi të prodhojë ekranet, ndërsa për anulimin e Galaxy A10 Pro nuk ka informacione.

Ndoshta arsyeja kryesore është Galaxy Note 8, i cili pritet të lansohet së shpejti dhe Samsung ka nevojë të sigurohet se çdo gjë është gati 100 për qind, duke pasur parasysh dështimin me Note 7.