Tech

Në Nigeri rikthehet Twitteri pas shtatë muajve

Nigeria ka hequr ndalimin e Twitterit, shtatë muaj pasi ndaloi platformën e njohur të rrjeteve sociale, raporton BBC.

Qeveria e Nigerisë kishte ndaluar Twitterin në qershor të vitit të kaluar, pasi kompania fshiu një postim të presidentit nigerian Muhammadu Buhari për ndëshkimin e secesionistëve rajonalë.

Autoritetet akuzuan firmën e rrjeteve sociale se po anon.

Por, Qeveria ka thënë se po përmbysë vendimin, pasi Twitteri është pajtuar me kushtet përfshirë hapjen e një zyre rajonale në Nigeri.