Tech

Huawei nxjerr në treg telefonin e palosshëm P50 Pocket

Descriptive Text

Pavarësisht vështirësive në gjetjen e komponentëve teknologjikë nga furnitorët amerikanë, për shkak të ndalimit të vendosur nga ish-presidenti Trump dhe ende në fuqi, Huawei nxori në treg një smartfon të ri.

Imazhet e P50 Pocket, smartfoni i parë i palosshëm janë shfaqur në internet në rrjetin social kinez Weibo.

Sipas raportit më të fundit nga agjencia që studion tregun celular, Strategy Analytics, shitjet e pajisjeve me HarmonyOS në bord, sistemi operativ i zhvilluar brenda vendit nga Huawei pas braktisjes së Android (megjithëse kodi themelor është i njëjtë) do të rritet me 200 % deri në fund të vitit 2022.

P50 Pocket, siç konfirmohet nga kompania, do të dalë në treg më 23 dhjetor në Kinë dhe do të synohet, të paktën për momentin, vetëm në tregun vendas./atsh