Tech

Nokia nuk do të prodhojë tabletë

Kompania HMD Global së fundi ka bërë të ditur se Nokia nuk është e interesuar që të publikojë tabletë në të ardhmen e afërt dhe se fokusi kryesor i kompanisë do të jetë në telefonat mobilë.

Pekka Rantala, shef i marketingut global pranë HMD, tha se HMD Global dhe Nokia aktualisht janë të fokusuar kryesisht në telefona të mençur. Pas publikimit të Nokia 3, 5, 6 dhe 3310, të gjithë presin të shohin se çfarë do të sjellë Nokia 9, i cili pritet të jetë telefon Premium, transmeton KP.

Tregu i tabletëve është në rënie dhe vetëm linja Apple iPad ka shënuar shitje të mirë në kategorinë e tabletëve.